Maqedoni

Maturantët do të vallëzojnë kuadril

22.05.2015 09:11

Maturantët nga Shkupi, Velesi, Ohri dhe Gjevgjelia, së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga Sllovenia, Kroacia, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi...

Maturantët nga Shkupi, Velesi, Ohri dhe Gjevgjelia, së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga Sllovenia, Kroacia, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi sot saktësisht pasdite do të marrin pjesë në manifestimin tradicional "Parakalimi i maturantëve 2015".
 
Në Shkup, në sheshin "Pella" do të vallëzojnë 800 maturantë nga 21 shkolla të mesme, ndërsa në Ohër dhe në Gjevgjeli pritet të marrin pjesë 400 maturantë nga pesë shkolla të mesme.
 
Organizator i manifestimit për Republikën e Maqedonisë është Drejtoria për kulturë dhe arte e Qytetit të Shkupit, ndërsa mbështetës është kryetari i Qytetit të Shkupit, Ohrit dhe Gjevgjelisë, Koce Trajanovski, Nikolla Bakraçeski dhe Ivan Frangov.
 
Elementi që këtë manifestim e bën më atraktiv është që çdo vit bëhet tentim që të krijohet rekord Guines në kategorinë e vallëzimit të sinkronizuar të një vallëzimi në vende të ndryshe, gjegjësisht në qytete të ndryshme. Në 14 vitet e fundit nga mbajtja e manifestimit, shtatë herë janë vendosur rekorde të tilla, ndërsa numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve është 281.988 maturantë.
 
Risi në gjashtë vitet e fundit është dhënia e deklaratës për jo dhunë të pjesëmarrësve në të gjitha qytetet në vendet ku mbahet "Parakalimi i maturantëve" me çka njëkohësisht jepet porosi për jodhunë dhe tolerancë./mia