Kumanovë, 6 persona me aftësi të kufizuara në garë për këshilltarë komunal

27.09.2025 19:42

Në kuadër të zgjedhjeve lokale...

Në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 19 tetor, në listat për këshilltar komunal të komunës së Kumanovës gjenden edhe 6 persona me aftësi të kufizuara.

Nga Shoqata "Inkluziva" shprehin kënaqësi dhe thonë se ka përparim në kyqjen e personave në fjalë, por jo edhe përfshirjen e plotë.

Shoqata "Inkluziva kërkon nga pjesmarrësit në zgjedhje të tregojnë vullnet për përfshirjen e të gjithë qytetarëve. Të dhënat e shoqatës tregojnë se në listat e kandidatëve për këshilltar në garë janë futur edhe 6 persona me aftësi të kufizuara.

"Kemi identifikuar se rrallë kush ka zyra cila do qoftë parti, e që janë të kapshme për ti kyqur qytetarët me aftësi të kufizuara. Këtë kategori të qytetarëve rrallë kush i kyq në politikë për të krijuar politika dhe të njejtit të kyqen në lista, e sidomos të dëgjohen kërkesat e tyre", - theksoi, Bllagica Dimitrovska nga Shoqata “Inkluziva”.

Nga kjo Shoqatë theksojnë se akoma mbetet problemi me vendet e votimit për personat me aftësi të kufizuara, pasiqë mungojnë ashensorë dhe vende tjera me qasje direkte dhe më të lehtë.

"Institucionet nuk kanë qasje fizike për tu ofruar realizimin e të drejtave personave me aftësi të kufizuara, e njejta është edhe me arsimin, çerdhet, pasiqë një sër barrierash i pengojnë ata që të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët", - theksoi, Dimitrovska.

Nga Shoqata “Inkluziva” kërkojnë që edhe programet e partive të jenë në formate adekuate me të gjithë qytetarët. Shoqata “Inkluziva” është ajo në të cilën secili qytetar i saj ka mundësi të barabarta në sjelljen e vendimeve, punën dhe zhvillimin e përgjithshëm. (Fatlum Aqifi, TVM2)