Integrimi i vendit, Siljanovska-Davkova: Pa Ballkanin perëndimor, BE-ja simfoni e pambaruar

27.09.2025 16:10

Bashkimi Evropian është një simfoni e pambaruar pa Ballkanin Perëndimor...

Bashkimi Evropian është një simfoni e pambaruar pa Ballkanin Perëndimor, deklaroi kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova para studentëve në Universitetin e Kolumbisë në Nju Jork, ku mbajti ligjëratë si pjesë e Forumit Botëror të Lidershipi. 

Thkesoi se BE-ja nuk është si më parë personifikim i sundimit të ligjit ndërkaq, organizata ballafaqohet me kriza të brendshme. Sipas saj, interesi për rajonin u rrit tre vjet më parë kur, për fat të keq, filloi lufta në Ukrainë.

Përkujton para studentëve amerikan se Ballkani Perëndimor kulturalisht dhe historikisht i takon Evropës, dhe së fundmi duhet t’i takojë BE-së.

“Zgjerimi sot dhe Ballkani Perëndimor nuk është vetëm çështje një Unioni më të madh, por edhe çështje stabiliteti, sigurie ku çdo ditë shohim se çka po ndodhë dhe, ndoshta pas të ashtuquajturës “Samiti i Selanikut” në vititn 2003 kur BE-ja sqaroi strategjinë e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, dhe më pas, s’ka strategji. BE-ja duhet ta pyes veten, sepse vetë BE-ja sot është në krizë. Më parë, ajo ishte sinonim i shtetit të së drejtës, por tani nuk është kështu. Ballafaqohemi me krizë të lidershipit… Regullat janë të shkëlqyeshme, njihen si kushtet e Kopenhagës, por, veto-ja nuk është pjesë e kushteve të Kopenhagës.” – tha Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska – Davkova.

Në kohën e krizave Siljanovska vë në theks respektimin e së drejtës ndërkombëtare, vlerave njerëzore dhe demokracisë, në të kundërtën sipas saj, në realitet, të gjithë jemi humbës në kohën ku nuk ka paqe. (Nermin Mulaki – Fejzuallhu, TVM2)