Botë
Ivica Daçiq, vizitë dyditore në Tiranë
22.05.2015 12:05
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, sot dhe nesër do të marrë pjesë në mbledhjen rajonale vjetore të Këshillit Rajonal...

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, sot dhe nesër do të marrë pjesë në mbledhjen rajonale vjetore të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim dhe në mbledhjen e ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ka paralajmëruar Ministria e Jashtme e Serbisë.
Pritet që në takimin e Procesit të Bashkëpunimit Rajonal të diskutohet për zhvillimet aktuale dhe për promovimin e bashkëpunimit fqinjësor.
Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore do të bëhet ndërrimi i shtetit kryesues: rolin e Shqipërisë tani e merr Bullgaria.
