Tejkalimi i ngërçit eurointegrues, Filipçe: Rezoluta i definon vijat e kuqe

27.09.2025 17:56

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe...

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe edhe njëherë sqaron për qytetarët se rezoluta e propozuar nga partia e tij për zhbllokimin e procesit eurointegrues është një dokument me vlerë thelbësore i cili, siç tha ai, ndoshta "një nga dokumentet më patriotike që janë ofruar në këtë skenë politike në disa dekadat e fundit.

Ai thotë se propozim-dokumenti, sqaron qartë vijat e kuqe për të cilat nuk ka bisedime për atë që popullata ka frikë: gjuha, identiteti, kultura.

“Kjo është një rezolutë e ndryshme nga të gjitha të tjerat për disa arsye. Së pari, ajo përmban kronologjinë e të gjitha rezolutave të mëparshme të miratuara në Kuvend. Së dyti, për herë të parë, është një propozim dokument për të cilin duhet të punohet bashkërisht, modifikohet dhe dorëzohet. Pra, një ulje e vërtetë në tryezë si në të gjitha shtetet serioze për të arritur një konsensus kombëtar.” – tha Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Mickoski: S’lejojmë harta të reja mashtrimi

Ndërkohë kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk do të lejojë harta për tradhëti të reja nga LSDM-ja. Sipas tij lindin pyetje logjike, si pse po e imponojnë këtë temë para zgjedhjeve, për kë punojnë dhe sa do të zgjasë angazhimi i tyre.

“Populli nuk është naiv. Populli i kujton mirë. Ne i kujtojmë të gjitha deklaratat e tyre nga e kaluara, tradhtitë e tyre, gënjeshtrat e tyre...Vijat e tyre të kuqe siç thotë ai "të këtilla ose të tilla, të njohura ose të panjohura, nuk do të lejoj që ato të jenë vija të kuqe që do të reflektojnë konturet e një tradhtie të re në të ardhmen, nëse u lejohet të realizojnë planin e tyre" – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski

Për kryeministrin, këtë rezolutë të propozuar nga oponenti i tij, nuk mund ta respektojë as vetë LSDM-ja. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)