Parkingu në Qendrën Klinike, Aliu: Parking me standard europian
Parkingu në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup...

Parkingu në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, është një ndër problemtet kryesore për pacientët. Qytetarët e anketuar nga TVM2, ankohen se kur kanë nevojë për shërbime shëndetësore në qendrën klinike, hasin në vështirësi për ta parkuar veturën.
“Po ka pasur, nuk ka pasur vend për parking jam sjellur nga një orë.”
“Unë jam me ndihmën e shpejtë, problem edhe ne kemi.”
“Zakonisht udhëtoj me autobus, se shpeshherë nuk ka vende të lira.”
“Problem është për veturat, vështirë të gjejmë vend për parkim.” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Qytetarët hasin në vështirësi për parkim
Problemin me parkimin në Qendrën Klinike në Shkup e konfirmon edhe misnitri i shëndetësisë Azir Aliu, sipas të cilit pasqyra e parë e shëndetësisë dhe besimi ndaj mjekut dhe institucionit shëndetësor, vjen nga infrastruktura.
Si alternativë e përkohshme është zgjedhur që të punësuarit në Klinikë të parkohen në një institucion privat, që të lirohet hapësirë për pacientët.
“Hapin e parë e ndajtëm në tre faza. Hapi I parë ishte definimi I slloteve të parkingut të lirë në një instirtucion privat afër klinikës këtu kampusit tonë me 300 parkingje të lira, ku tash një numër I konsiderueshëm I mjekëve parkojnë atje me qëllim që të lirohet hapësirë për pacientët dhe kjo fazë ishte një fazë kalimtare që nuk kërkonte asnjë investim. Faza e dytë ishte riorganizimi I parkingut siç është tani dhe faza e tretë krijimi i parkungut në kate, institucion brenda në bazë të matjeve sa pacientë na vijnë sa janë të punësuar dhe sa kemi nevojë për sllote të parkingut.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ministri Aliu thekson se aktualisht janë në fazën e dytë të procedurës administrative për parkungun.
“Nga momenti që do të fillohet me punë, sllotin kohor e kemi 3 muaj, d.m.th brenda 3 muajve do të kemi parking me standard europian i digjitalizuar dhe me senzorë gjithandej me qëllim që ta ndjek veturën nga momenti që hyn brenda tek momenti i parkingut, ose nga momenti që do të dalë prej parkingut, deri në dalje të hapësirës.” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Minsitri Aliu njëherit thekson se po punohet edhe në reduktimin e numrit të pacientëve që trajtohen në Klinikë të cilët vijnë nga qytetet tjera. Sipas Aliut diku 70% e pacientëve që vijnë në Klinikë mund t’i marrin shërbimet e njëjta edhe në qytetet e tyre ku jetojnë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
