Festivali ndërkombëtar “Skupifestival 2025”, teatrot ndërkombëtare zbarkojnë në Shkup
Nën moton “Në fund të gjitha maskat duhet të bien”...

Nën moton “Në fund të gjitha maskat duhet të bien”, festivali ndërkombëtar i teatrit “Skupifestival”, hap të hënën edicionin e 19-të. Për 6 netë me radhë, në skenën e Teatrit Shqiptar, publiku do të mund të ndjek një program prej 8 shfaqjesh nga rajoni dhe Evropa.
Në një laramani trupash teatrore nacionale dhe atyre të pavaruara eksperimentale, festivali këtë vit ballafaqon antikën, lëvizjet e reja tatrore, duke trajtuar, gënjeshtrën, mashtrimin dhe drejdhitë si fenomene të pranishme shoqërore, të cilat sipas drejtorit të festivalit i përshtaten edhe realitetin tonë lokal dhe janë në koherencë me publikun tonë, prandaj festivali këtë vit bën thirrje që të bien të gjitha maskat.
Sipas drejtorit, tendencat e programit të festivalit për të sjellur trupat më të mira ndërkombëtare, bie ndesh me mundësitë buxhetore.
“Gjithmonë kur duam të marrim shfaqje më të mira, më të mëdha më me emër në Evropë dhe Azi, gjithmonë varemi prej buxhetit, kjo është frena e parë që neve na ndalon, por pavarësisht kësaj ne kemi arritur të sjellim shfaqje nga Amerika, Evropa, Azia, me gojën plot mund të them, produksionet ndoshta më të mira teatrore në botë, edhe këtë vit kemi shfaqje fantastike, publikut i them të vijë, sepse nuk do të ketë mundësi ti shohë për së dyti herë.” – thotë Drejtori i festivalit, Muzbajdin Qamili.
Festivali do të hapet me shfaqjen “Martesa”, nga Teatri kombëtar i Kosovës, pasohet me shfaqje teatrale eksperimentale nga Italia, Sllovenia, Turqia, si dhe trupat kombëtre teatrore nga Nishi dhe Bullgaria, ndërsa festivali përmbyllet me datën 4 tetor, me shfaqjen “ Gjysmë-jeta e Marie Curie”, e teatrit “Metropol” nga Tirana, ku në skenë do të ngjitet edhe artistja e merituar Yllka Mujo, në rol kryesor.
Edhe pse një nga festivalet më me përvojë në vend, programi i festivalit këtë vit fokusohet kryesisht tek shfaqjet duke u plotësuar edhe me një puntori përbrenda një shfaqjeje, në pyetjen tonë rreth zgjërimit të konceptit të festivalit në përmbushjen e dekadës së dytë, drejtori I festivalit paralajmëron një vit jubilar ku do të përfshihen edhe debatet.
“Koncepti i festivalit prej vitit të ardhshëm, me 20 vjetorin, shpresojmë të jetë spektatolar, të sjellim shumë autor të mëdhenj, regjisor të mëdhenj, emra aktorësh të mëdhenj, shpresojmë që çdo ditë të krijojmë një tryezë të rrumbullakët ku do të falsim pas shfaqjeve, me shumë aktor të mëdhenj me përvojat e tyre, me karrierat e tyre do të kenë mundësi të rinjtë, publiku, dhe të rinjtë të komunikojnë me shumë emra të mëdhenj.” – u shpreh Drejtori i festivalit, Muzbajdin Qamili.
Nga dita e henë publiku do mund të ndjek shfaqjet çdo natë në orare të ndryshme, dhe çmimi i biletës dë të jetë 200 denar. (Arlinda Baftiu, TVM2)
