Zgjedhjet lokale 2025, Kondarko: KSHZ-ja gati, presim zgjedhje demokratike

28.09.2025 15:21

Zgjedhjet të zhvillohen në atmosferën më të mirë demokratike...

Zgjedhjet të zhvillohen në atmosferën më të mirë demokratike, sepse kjo është në interes të të gjithëve qytetarëve, ka thënë kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, MIA. 

Intensitetit i fushatës të jetë brenda kornizave të pranueshme demokratike, porosit Kondarko, në mënyrë që i tërë procesi zgjedhor të lë përshtypje pozitive. 

Ndërkohë, KSHZ-ja është e përgatitur dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet në përputhje me Kodin zgjedhor, mbi planifikimin e realizimit të zgjedhjeve, thotë ai.

“Në komunat e vendit, qytetarët do të votojnë me dy fletëvotime – një për këshillin komunal dhe një për kryetarin e komunës. Në rastin e Qytetit të Shkupit, i cili përbëhet nga dhjetë komuna, qytetarët do të marrin katër fletëvotime: për kryetarin e Qytetit të Shkupit, për kryetarin e komunës përkatëse, për këshillin e Qytetit të Shkupit, dhe për këshillin komunal. Megjithatë, këto janë të gjitha pjesë e të njëjtës kategori zgjedhore, përkatësisht zgjedhjet lokale, të cilat shpallen me një akt të vetëm nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht nga numri i fletëvotimeve – dy në komunat e zakonshme dhe katër në komunat e Qytetit të Shkupit – në çdo vendvotim ekziston një listë zgjedhore unike. Kjo do të thotë se secili qytetar do të identifikohet vetëm një herë, përmes vendosjes së një gjurme gishti në aparatin për identifikim biometrik (fingerprint) dhe me një nënshkrim në listën zgjedhore.” – u shpreh Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.  

Siç njoftoi Kondarko, në zgjedhje do të marrin pjesë 309 kandidatë për kryetar komune, ndërsa numri i listave të konfirmuara për këshilltarë është 576.

Të drejtë vote në zgjedhje kanë gjithsej 1,832,415 votues. Kësaj rradhe nuk do të ketë votim në diasporë.

112.000 votues që janë përkohësisht ME punë jashtë, KSHZ i ka regjistruar në regjistrin e posaçëm, dhe  nëse dikush dëshiron të votojë, këtë mund ta bëjë në qendrën e votimit sipas vendbanimit ku është regjistruar. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)