Gashi: Partitë të bëjnë fushatë të ndershme

28.09.2025 15:40

Me rastin e nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale...

Me rastin e nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit,  kryeparlamentari, Afrim Gashi, u bën thirrje të gjitha subjekteve politike në vend që garojnë në këto zgjedhje, të bëjnë fushatë të ndershme dhe t’iu përmbahen parimeve demokratike.

“I ndërgjegjshëm për detyrën unifikuese që kam, ndjej obligim të bëj një thirrje të qartë tek të gjitha subjektet politike, kandidatët dhe strukturat organizative, instituiconet dhe mediat, aktivistët dhe qytetarët të tregojnë nivel të lartë të kulturës politike dhe qytetare. Të përmbahen nga çdo formë presioni, përdorimi i gjuhës së urrejtjes, propaganda polarizuese dhe nga keqpërdorimi i resurseve publike. Kuvendi tashmë është shprehur me unitet përmes Deklaratës së përbashkët për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Kujtoj që respektimi i kësaj Deklarate është një obligim moral e politik për secilin në këtë fushatë. Gara politike të zhvillohet në frymën e një demokracie të shëndetshme. Të jetë garë idesh e programesh- pa incidente, pa frikësime, pa fyerje apo denigrime. Qytetarët meritojnë respekt e demokracia kërkon përgjegjësi.” – tha Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi.