Tërmet në Turqi, lëkundje me magnitudë 5.4 ballë godasin qytetin Simav

28.09.2025 16:37

Një tërmet me magnitudë 5.4 goditi Turqinë perëndimore...

Një tërmet me magnitudë 5.4 goditi Turqinë perëndimore të dielën, duke tronditur qytetin Simav në provincën Kutahya dhe zonat përreth.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi në orën 12.59 me orën lokale (0959GMT) në një thellësi prej rreth 8.46 kilometrash (5.2 milje).

Lëkundjet u ndjenë në provincat e afërta. Ndërsa ende nuk ka raportime për viktima ose persona të dëmtuar.