Maqedoni
Linja telefonike për këshilla mjekësore "Alo mjek" deri më tani me 36.000 thirrje
22.05.2015 09:39
Në linjën telefonike për këshilla mjekësore "Alo mjek", të cilën Ministria e Shëndetësisë e vendosi para rreth tetë muajve...

Në linjën telefonike për këshilla mjekësore "Alo mjek", të cilën Ministria e Shëndetësisë e vendosi para rreth tetë muajve, deri më tani janë regjistruar 36.000 thirrje telefonike nga qytetarë të cilët kanë kërkuar këshilla profesionale për gjendje të ndryshme shëndetësore.
Në linjën telefonike "Alo mjek", kumtoi Ministria e Shëndetësisë, merren këshilla mjekësore për gjendje shëndetësore tek të cilat mund të veprohet me terapi simptomatike. Me vendosjen e kësaj linje telefonike u mundësua edhe lehtësimi nga thirrjet në drejtim të Ndihmës së shpejtë mjekësore.
Qytetraët më shpesh konsultohen për probleme shëndetësore me shtypje të lartë të gjakut, temperaturë të ngritur trupore, kokëdhimbje, si dhe lidhur me kujdesin e foshnjave, ushqimin për foshnjat dhe të ngjashme.
Qendra thirrëse është vendosur në hapësirat e Ndihmës së shpejtë mjekësore afër poliklinikës Bukuresht. Numri (02) 15123 është i kapshëm 24 orë për qytetarët nga i mbarë vendi, ndërsa për përgjigje ndaj pyetjeve janë angazhuar 22 mjekë nga specializime mjekësore./mia
