Konferenca e grave, të mos tolerohet dhuna dhe vrasja e grave
Në konferencën e katërt për lidershipin e grave...

Në konferencën e katërt për lidershipin e grave, “Unë jam grua”, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, theksoi rëndësinë e rolit të gruas në jetë.
Ajo potencoi se gratë nuk duhet të lejojnë që heshtja të bëhet më e zhurmshme se e vërteta, dhuna të tolerohet dhe forma më mizore e vrasjes, femicidi, që shkel mbi shenjtërinë e jetës dhe përdhos thelbin e dinjitetit njerëzor, të reduktohet në vrasje të zakonshme tha presdientja e vendit
“Ne gratë lindim dhe krijojmë jetë, e pasurojmë botën me qenie të reja njerëzore duke e shpëtuar atë nga shkatërrimi, shërojmë me fjalë me prekje, dashuri dhe mirëkuptim. Ne sjellim paqe dhe japim rehati, inkurajojmë dhe qetësojmë, ndihmojmë si dhe kemi mision dhe vision.” – tha Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska – Davkova.
Gratë në zonat rurale aty ku ushqehen vlerat tradicionale, ato marrin pjesë në punën e burrave, por në të njëjtën kohë janë bartës të familjes, për të njohur balansin, gruaja moderne nuk zgjedh midis karrierës dhe familjes, ajo i harmonizon ato çdo ditë.
“Kjo konferencë ka për qëllim që ta festojë pikërisht këtë balans, ti përfaqësojë gratë që në mënyrë të suskseshme i bëjnë profesionet e tyre pa e humbur thelbin e amësisë dhe historia e tyre është dëshmi se integriteti, butësia dhe ambicia mund të shkojnë bashkërisht.” – u shpreh Kryetarja e Shoqatës “Unë jam grua”, Ana Dukoska.
“Në vendin tonë kemi sfida nga lloji i konkurencës jo lejale, gjegjësisht të bletës që nuk prodhojnë 100 përqind mjalt të pastër, e të themi se e shesin me çmim më të ulët.” – deklaroi Aleksandra Najdovska, themeluese e produkteve natyrale të mjaltit.
Nga konferca e grave thanë se nuk kërkojnë privilegje dhe as botë të femrave që të dominojë matriarkati, por gruaja dhe burri d.m.th “njeri”, dhe duhet të jenë të barabartë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
