Shtip, helmohen 5 nxënës nga ushqimi
Pesë nxënës janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim...

Pesë nxënës janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në dyqanin e sanduiçëve pranë shkollës së mesme profesionale, “Kole Nehtenin” në Shtip.
Dyqani është mbyllur ndërsa Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë tashmë po hetojnë se për çfarë lloj bakteri bëhet fjalë.
Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Millanov, pret që rezultatet e ekzaminimit të jenë gati në 48 orët e ardhshme për të ditur saktësisht se çfarë e ka shkaktuar helmimin.
Ndërkohë, pesë nxënësit që janë ankuar për simptoma helmimi kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa shërbimet lokale shëndetësore po monitorojnë gjendjen e tyre. Agjencia thekson gjithashtu se shërbimet e inspektimit do të vazhdojnë me kontrollet për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve dhe parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.
