Ushtria izraelite ka përparuar në Gaza, organizatat të shqetësuara për fatin e civilëve
Ushtria izraelite ka përparuar në zonat e banuara në Gaza..

Ushtria izraelite ka përparuar në zonat e banuara në Gaza. Autoritetet lokale shëndetësore kanë ngritur alarmin pasi njoftojnë se nuk janë në gjendje t’u përgjigjen dhjetëra thirrjeve për ndihmë.
Sipas dëshmitarëve dhe punonjësve të shëndetësisë, tanket izraelite kanë thelluar bastisjet e tyre në lagjet Sabra, Tel Al-Haëa, Sheikh Radëan dhe Al Nasser, duke iu afruar qendrës dhe zonave perëndimore të qytetit të Gazës, ku qindra mijëra njerëz janë strehuar.
Në 24 orët e fundit, forcat ajrore kanë goditur 140 objektiva ushtarake në të gjithë Gazën, duke përfshirë militantë dhe infrastrukturë ushtarake, bëri të ditur ushtria izraelite.
Të paktën pesë persona u vranë në një sulm ajror në zonën Al Nasser të Gazës, thanë autoritetet lokale shëndetësore.
Mjekët raportuan 16 vdekje të tjera në sulmet ndaj shtëpive në Gazën qendrore, duke e çuar numrin e të vdekurve sot në të paktën 21.
Presidenti i SHBA-së është planifikuar të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
Përveç kësaj, një zëdhënës i ambasadës amerikane në Izrael tha se ambasadori Mike Huckabee do të udhëtojë në Egjipt për t’u takuar me zyrtarët egjiptianë “si pjesë e konsultimeve të rregullta diplomatike midis ambasadave amerikane në rajon”.
Egjipti është ndër vendet që ndërmjetësojnë midis Izraelit dhe Hamasit.
