Maqedoni
Parashikimi i motit
29.09.2025 08:54
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të herë pas hereshme lokale shiu....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të herë pas hereshme lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 13°C, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri në 22°C.
Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 22°C.
Të martën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit. Nga e mërkura, drejt fundit të ditës, pritet valë e re me lagështi dhe më e ftohtë me reshje më të dendura shiu. Temperatura do të pësojë rënie të ndjeshme.
