Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nëpër karrexhata të lagështa
29.09.2025 09:19
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër karrexhata të lagështa....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër karrexhata të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon AMSM.
Në rrugën ekspres A2, Kriva Pallankë – Stracin, në km 14+200 (afër fsh. Petralicë), ka filluar rregullimi me regjim të përkohshëm të komunikacionit për shkak të punimeve ndërtimore. Në atë pjesë të aksit gjatë ditës, nga ora 07:00 deri në 17:00, komunikacioni zhvillohet me rregullim manual përmes flamujve, ndërsa në pjesën tjetër të ditës me sinjalizim të ndriçuar – semaforë.
VIADUKT Trade Gostivar njofton se më 24.09.2025 do të fillojnë punimet ndërtimore – sanimi i mureve mbajtëse pranë nënkalimit në Rrugën Shtetërore A2, unazore e Shkupit, nga km 21+840,00 deri në km 21+987,00, për çka do të bëhet ndryshim i regjimit të komunikacionit me kohëzgjatje prej katër (4) muajsh.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes ultësirave, luginave lumore dhe grykave, ku ekziston mundësia e shfaqjes së rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
