Ekonomi

Shtrenjtohen derivatet e naftës

29.09.2025 13:09

KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,49% në raport me vendimin e datës 22.09.2025.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) nuk ndryshojnë.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 0,644 denarë për kilogram.
 
Nga data 30.09.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 77,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 69,50 (denarë/litër)
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 37,591 (denarë/kilogram)