Maqedoni
Protestë, kërkesa për pagesa të prapambetura
29.09.2025 13:35
Punëtorët e NP "Parqet dhe Gjelbërimi" protestuan për vonesa pagash...

Punëtorët e NP "Parqet dhe Gjelbërimi", nën organizimin e Sindikatës së Pavarur, sërish për vonesa pagash, regres, shpërblime dhe përfitime të papaguara. Ata kërkojnë nga Qyteti i Shkupit sigurimin urgjent të fondeve të nevojshme. “Zëri i punëtorëve nuk mund të injorohet”, theksoi Sindikata. Protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave.
“Sipas Ligjit për marrëdhënie të punës, punonjësit kanë të drejtën e pagës dhe atë që nuk duhet ta kërkojnë, ajo duhet t'u paguhet sipas ligjit, domethënë, deri më datën 15 të këtij muaji. Tani jemi data 29, punonjësit në këto tre kompani ende nuk i kanë marrë pagat. Kemi detyrime sipas ligjit dhe marrëveshjes kolektive, punonjësve që dalin në pension duhet t'u paguhen mjete shtesë, pastaj pagesa e regresit K-15, shpërblimet jubilare, deri më tani nuk janë paguar fare.”, - deklaroi Goran Risteski nga Sindikata e Pavarur, "Parqet dhe Gjelbërimi".
“Nuk e di se cila do të jetë përgjigja, na referuan në adresa të tjera. Ne e dimë saktësisht se si financohemi dhe kush duhet të na sigurojë fonde, por duhet ta dijë publiku se përdorëm të gjitha mjetet demokratike paraprakisht për ta parandaluar këtë, ndërsa kjo është e parafundit, pra para grevës. Është koha e duhur që institucionet të merren me të gjitha ndërmarrjet komunale.”, - theksoi Atanas Gjorgjievski nga Sindikata e Pavarur "Parqet dhe Gjelbërimi".
Kjo është protesta e dytë, pas protestës së datës 25 shtator të punonjësve të ndërmarrjes publike "Parqe dhe Gjelbërim” - Shkup, si dhe kompanitë e saj "Florakom" dhe "Luna".
ARLINDA BAFTIU
