Maqedoni

Mickoski për rastin e Koçanit: Të gjithë të lidhurit të mbajnë përgjegjësi

29.09.2025 14:30

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot njoftoi se pret që deri në fund të javës të vlerësohet aktakuza për zjarrin në kabarenë e ashtuquajtur “Puls” në Koçan...

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot njoftoi se pret që deri në fund të javës të vlerësohet aktakuza për zjarrin në kabarenë e ashtuquajtur “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 62 persona dhe u plagosën më shumë se 200. Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së  gazetarëve në lidhje me lajmin e fundit të IRL-së, që përmend përfshirjen e inspektorëve tatimorë në rastin e Koçanit, të cilët nuk ishin përfshirë në aktakuzë, tha se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi, duke shtuar se me punën e prokurorit Kocevski është i pakënaqur.
 
“Rasti udhëhiqet nga Prokuroria, prokurori shtetëror publik Kocevski, siç e keni parë edhe ju periudhën e fundit 12 prokurorë publikë kanë punuar në këtë rast. Nëse më pyesni a jam i kënaqur nga puna e Prokurorisë, përgjigjja ime është jo. Dhe pikërisht kjo ishte arsyeja pse e mbështetëm në Parlament shkarkimin e prokurorit Kocevski, dhe pse LSDM dhe BDI nuk e përkrahën është çështje tjetër. Kështu që duhet që secili që është përfshirë në çfarëdo lloj mënyre dhe forme, ka çfarëdo lloj lidhshmërie me rastin, duhet të dalë para drejtësisë.”, - deklaroi kryeministri i  RMV-së, Hristijan Mickoski.
 
ARLINDA BAFTIU