Bardhi skuqet në Turqi

29.09.2025 15:16

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, sot pati një ditë të keqe...

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, sot pati një ditë të keqe, për faktin se u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen mes Konyaspor e Istanbul Başaksehir në kuadër të Superligës turke.
 
Futbollisti u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në një periudhë prej vetëm pesë minutash në pjesën e dytë dhe iu desh të largohej nga fusha. Për fat të mirë, ekipi i tij arriti të ruajë epërsinë (2:1) deri në fund dhe të fitojë. Kjo ishte fitorja e tretë për Konyasporin në këtë sezon. (Gazetar: Safet Ademi)