Seferi me dy asiste në fitoren e Bodrumsport

29.09.2025 15:18

Kumanovari Taulant Seferi arriti të dhuronte dy asist te skuadra e Bodrumspor, në triumfin 0-4 të arritur ndaj Manisës, në Ligën e Parë turke....

Kumanovari Taulant Seferi arriti të dhuronte dy asist te skuadra e Bodrumspor, në triumfin 0-4 të arritur ndaj Manisës, në Ligën e Parë turke.
 
Seferi u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa qëndroi në fushë gjatë gjithë sfidës. Ndryshe Taulant Seferi ka 5 gola në 8 ndeshje në Ligën e Parë të Turqisë. (Gazetar: Safet Ademi)