Hoxha, gol e asistim në fitoren e Dinamos
29.09.2025 15:19
Arbër Hoxha ka shënuar gol dhe ka asistuar për Dinamo Zagrebin që me 4:1 e mundi Slaven Belupo....

Arbër Hoxha ka shënuar gol dhe ka asistuar për Dinamo Zagrebin që me 4:1 e mundi Slaven Belupo. Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi supergol në minutën e 41-të për 1:0. Në minutat shtesë të pjesës së parë, sulmuesi i krahut asistoi për 2:0.
Arbër Hoxha luajti vetëm pjesën e parë. Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi xhiros së tetë të elitës kroate. Skuadra e tij Dinamo është lider i kampionatit kroat me 19 pikë. (Gazetar: Safet Ademi)
