Celina ia siguron një pikë AIK-ut
29.09.2025 15:20
Sulmuesi kosovar Bersant Celina ka realizuar supergol të dielën në kampionatin suedez....

Sulmuesi kosovar Bersant Celina ka realizuar supergol të dielën në kampionatin suedez. Me golin e Celinës, AIK-u ka siguruar një pikë kundër GAIS-it. Ai golin e realizoi në minutën e 52-të, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 90-të të ndeshjes që i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit suedez.
Për 29-vjeçarin e Kosovës ishte goli i pestë në 25 ndeshje. Portieri i GAIS-it, Mergim Krasniqi, u zëvendësua në minutat shtesë të pjesës së parë. Ai ka lënduar shpatullën dhe nga fusha u largua me barelë. (Gazetar: Safet Ademi)
