Basketboll, MZT dhe Basketkam sërish fitojnë Superkupën
29.09.2025 15:21
MZT Skopje Aerodrom është triumfuese e Superkupës së Maqedonisë në basketboll për meshkuj....

MZT Skopje Aerodrom është triumfuese e Superkupës së Maqedonisë në basketboll për meshkuj. Në finalen e zhvilluar në kryeqendër, shkupjanët kanë fituar ndaj Kozhufit me 71:65.
Në 55 sekonda para fundit të ndeshjes MZT kishte epërsinë prej 63:62 dhe me tre pikët e Stojanovskit krijuan epërsinë prej plus 5 pikë të cilën e ruajtën deri në fund të ndeshjes. Për skuadrën nga Aerodromi, është ky titulli I tetë I Superkupës, por është I pesti me radhë. Po ashtue dhe basketbollistete e Basket Kam, me trofe nisin sezonin e ri, pasi në ndeshjen e superkupës me rezultatin e lartë 63:44 e mundën Vardarin.
Basketbollistet e Basketkam, çerekun e katërt e fituan me rezultat të lartë 24:7 dhe këtë epërsi e ruajtën deri në mbyllje të takimit. Për keto vajza nga debutimi I tyre në vitin 2021, ky është trofeu I katërt resht që e fitojnë në garat e Superkupës në basketboll. (Gazetar: Safet Ademi)
