Zgjedhjet lokale 2025, VMRO-DPMNE prezantoi kandidatët e saj

29.09.2025 16:51

VMRO-DPMNE ka promovuar në Shtip kandidatët...

VMRO-DPMNE ka promovuar në Shtip kandidatët për kryetarë të komunave dhe listat për këshilltarë komunalë. Komuna e Karposhit dhe qytetarët e saj meritojnë zgjidhje të shpejta dhe inovative për problemet e tyre, zhvillim të gjelbër, infrastrukturë më të mirë, rritja e sigurisë në komunikacionin rrugor, si dhe transparencë më e madhe gjatë shpenzimit të mjeteve, pasi që këto nuk janë lukse, por janë nevojë imediate për ta zhvilluar këtë komunë urbane.

Kështu u tha gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar të komunës së Karposhit nga VMRO-DPMNE, Sotir Lukrovski, dhe listës së kandidatëve për këshilltarë komunalë.

“Karposhit nuk i nevojitet bashkim për dhënien e pullave për ndërtim, plane urbanistike të krijuara në dyer të mbyllura që u shërbejnë për interesa disa individëve, e që janë në dëm të banorëve. Karposhit i nevojiten persona të pjekur dhe cilësorë, të cilët me planprogram, dashuri dhe vizion do ta shndërrojnë komunën në një vend të mirë bashkëkohor.”, - deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Karposhit - VMRO-DPMNE, Sotir Lukrovski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se po fillon një fushatë e re zgjedhore, ku nuk duhet të ketë teatër të premtimeve boshe, por mandati i kryetarëve të komunave duhet të jetë në marrëveshje me qytetarët.

“Populli pret një jetë më të mirë, siguri, drejtësi dhe perspektivë. Por në thelb, ai pret diçka edhe më të thellë, dinjitet dhe humanizëm, të mos mashtrohet, të mos trajtohet si mjet, por si qëllim, për mirëqenien e të cilit duhet të punohet me përgjegjësi dhe qëndrimi im në politikë ka qenë gjithmonë i ndershëm ndaj gjërave.", - theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se kryetarët e komunave të deritanishme nga radhët e VMRO-DPMNE-së gjatë katër viteve të fundit janë ballafaquar me pengesa të shumta nga qeveria e mëparshme.

Andaj, shtoi ai, prej ardhjes së VMRO-DPMNE-së në pushtet gjërat kanë ndryshuar për të mirë, duke investuar në pushtetin lokal, e sidomos në fushën e arsimit, duke rindërtuar dhe modernizuar gjatë kësaj periudhe më shumë se 400 shkolla, çerdhe dhe duke i pajisur ato me një numër më të madh të fotovoltaikëve.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni, fushatën zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2025 e fillojnë sonte në Shkup, ku  do të promovohet kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, si dhe do të bëhet prezantimi i të gjithë kandidatëve për kryetar komune dhe bartësve të listave të këshilltarëve. (Rexhep Qamili, TVM2)