Zgjedhjet lokale, LSDM-ja shpalosi kandidatët në konventë
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe...

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konventën e partisë me moton "Luftojmë për shtëpinë tonë të përbashkët" prezantoi kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Filipçe i inkurajoi qytetarët që ta mbështesin programin dhe kandidatët e LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke u zotuar se kanë qëllime të sinqerta që pushtetin t'ia kthejnë popullit.
Në këto zgjedhje, kandidatët e LSDM-së ofrojnë program të denjë dhe real. Ky koalicion, këta kandidatë, besojmë dhe e dimë që luftën për jetë më të mirë duhet ta udhëheqim në çdo rrugë,çdo lagje dhe në çdo komunë.
Para të pranishmëve ai tha se do ta mbrojnë shtetin nga kërcënimet dhe rreziku që të shndërrohet në pronësi partiake.
Theksoi se partia është e bashkuar rreth krijimit të një sistemi vlerash, në të cilin patriotizmi dhe dinjiteti nuk abuzohen për vlerësime politike, por përkundrazi nënkuptojnë sigurimin e mjediseve të sigurta, të pastra dhe të shëndetshme për qytetarët, si dhe shqetësimin e përditshëm se si jeta e të gjithëve do të jetë më e mirë.
“Prapa meje rrinë kandidatët tanë për kryetarë komunash dhe këshilltarë. Njerëz që jetojnë në mënyrë të ndershme, punojnë në mënyrë të ndershme dhe ashtu do të shpërbëjnë. Profesionistë, aktivistë, arsimtarë, mjekë, inxhinierë, sipërmarrës, njerëz me integritet. Këta janë njerëzit nga të cilët kërkoj që në këto zgjedhje para qytetarëve të japin fjalën e tyre, jo para partisë. Njerëz që do të punojnë me duar të hapura.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Ndërkohë kandidatja e LSDM-së për kryetare të Qytetit të Shkupit, Kaja Shukova, filloi fushatën me premtimin për krijimin e një shërbimi të ri të specializuar për mbledhjen e mbeturinave.
“Ne flasim për një zgjidhje të re të mençur, që nënkupton pajisje të re GPS komunikim me pajisjen në Shkup, të dimë në kohë reale nëse kontejnerët janë të mbushur dhe kur duhet të zbrazen. Gjithashtu në program parashohim dyfishin e pajisjeve, shporta dhe kontejnerë për qytetin e Shkupit, si dhe automjete të reja, sepse ata janë në gjendje shumë të keqe.”, - deklaroi kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit nga LSDM, Kaja Shukova.
Ajo shtoi se kjo nuk është pjesë e retorikës boshe parazgjedhore, por ka një plan real, konkret dhe të arritshëm për një zgjidhje afatgjate për një Shkup të pastër. Këto mbeturina kanë qëndruar pranë kontejnerëve për ditë të tëra dhe askush nuk po i mbledh. Kjo do të ndalet. (Florije Kamberi, TVM2)
