Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E di”, aktivitete zgjedhore në Kumanovë

29.09.2025 18:21

Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës nga Lëvizja “E di”...

Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës nga Lëvizja “E di”, Maksim Dimitrievski, filloi fushatën e tij zgjedhore duke vlerësuar se Qyteti i Kumanovës meriton të zhvillohet në kontinuitet dhe të bëhet një qendër ekonomike rajonale në Ballkan.

Nën moton “Për Maqedoninë tonë” Dimitrievski u bëri thirrje banorëve të Kumanovës që të mbështesin atë, sepse, siç theksoi ai, përmes investimeve të shumta që do të hyjnë do të arrijë të zhvillojë qytetin edhe më shumë, të mbajë të rinjtë në vendlindje dhe të rrisë fuqinë blerëse të banorëve të kësaj komune.

“Ekzistojnë mundësi dhe potenciale të tilla dhe tashmë po punohet mbi to. Një numër i madh i investimeve në qytet janë konfirmuar, duke filluar me investimin nga “Lidël”, i cili tashmë ka arritur në 108 milionë euro, pastaj kompani të tilla si “Armour Plus”, “Drexkselmaer” dhe disa kompani të tjera vendore që po riinvestojnë në qytetin tonë. Qëllimi ynë është që të rrisim fuqinë blerëse të qytetarëve tanë dhe të rinjtë të mbesin të jetojnë dhe punojnë këtu.”, - deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës -  “E di”,  Maksim Dimitrievski.

Dimitrievski para banorëve të Kumanovës po ashtu u zotua se fushata e tij zgjedhore do të jetë e drejtë dhe pozitive, ndërsa tha se do të punojë për të hapur më shumë vende të reja të punës dhe mundësi për të rinjtë.

Dimitrievski u referoi banorëve edhe 800 projekte të përfunduara, e veçanërisht u shpreh krenar për projektin e transportit falas urban, i cili nuk ishte ofruar e as realizuar në programet e mëparshme. (Rexhep Qamili, TVM2)