Zgjedhjet lokale 2025, shumica e instituconeve nuk raportuan veturat
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi se deri më sot 635 institucione kanë dorëzuar të dhëna për numrin, llojin, targat dhe gjendjen e të gjitha automjeteve zyrtare, me të cilat disponojnë, gjegjësisht 42 %, ndërsa 879 institucione gjegjësisht 58%, nuk kanë dorëzuar fare të dhëna.
Nga 879 institucione që nuk kanë deponuar informacione, sipas të dhënave të MPB-së, KSHPK ka konstatuar se 192 institucione disponojnë me 2.028 automjete, por nuk kanë dorëzuar asnjë informacione në Komision.
“Nga 635 institucionet që paraqitën informacion, 63%, ose 403 institucione, e bënë këtë brenda afatit ligjor dhe raportuan 4,079 automjete, ndërsa 232 institucione paraqitën të dhëna për 2.558 automjete pas afatit.” – thuhet në raportin e KSHPK-së.
Për të siguruar informacion transparent për publikun dhe për të parandaluar keqpërdorimin e mundshëm të automjeteve zyrtare në fushatën zgjedhore, KSHPK-ja publikoi në ueb-faqen e saj të dhëna mbi institucionet që nuk kanë dorëzuar të dhëna mbi automjetet zyrtare (link), si dhe një pasqyrë të të dhënave mbi markën dhe numrin e regjistrimit të automjeteve nga institucionet që nuk kanë dorëzuar të dhëna, por kanë automjete zyrtare.
Nga gjithsej 6.637 automjete të regjistruara në Regjistrin e automjeteve, 5.456 janë në gjendje të mirë për qarkullim, 1.003 nuk janë në gjendje të mirë për qarkullim dhe për 178 automjete nuk ka asnjë të dhënë mbi gjendjen e mirë për qarkullim. (Leunora Kaliqi, TVM2)
