Zgjedhjet lokale 2025, në garën për Shkupin 16 kandidatë

29.09.2025 21:31

Banorët e Shkupit në zgjedhjet lokale të vitit 2025...

Banorët e Shkupit në zgjedhjet lokale të vitit 2025 do të kenë mundësinë të zgjedhin kryetarin e qytetit midis 16 kandidatëve, nga të cilët vetëm një është femër.

Për 45 mandatet në Këshillin e Qytetit garojnë 19 lista me gjithsej 855 kandidatë, nga të cilët 398 femra. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kishte 12 kandidatë për kryetar dhe 95 lista për këshilltarë.

Në këto zgjedhje, interes të veçantë do të kenë votimet për disa komuna brenda 80 komunave dhe për Qytetin e Shkupit.

Kryeqyteti dhe komunat Qendër e Çair kanë primatin e interesit. Ndër komunat e tjera të Shkupit, më shumë kandidatë për kryetar ka në Shuto Orizare, ku në garë janë tetë kandidatë.