Zgjedhjet lokale 2025, ODIHR-i monitoron me 24 vëzhgues afatgjatë

29.09.2025 21:43

Zgjedhjet lokale të 19 tetorit...

Zgjedhjet lokale të 19 tetorit do të monitorohen nga vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, OJQ-të dhe palë të tjera të interesuara.

ODIHR-ja ka nisur monitorimin që në 5 shtator. 24 vëzhgues afatgjatë janë vendosur në të gjithë vendin nga 11 shtatori, dhe ODIHR ka njoftuar gjithashtu që 250 vëzhgues afatshkurtër do të mbërrijnë në vend një ditë para ditës së votimit.

Misioni drejtohet nga Mateo Mekaçi dhe përbëhet nga 13 ekspertë me seli në Shkup. Këto zgjedhje do të mbahen pa miratimin e asnjë prej rekomandimeve të fundit të OSBE-ODIHR-së. Propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përfshi edhe rekomandimet e ODIHR-së ngecën në Kuvend, bashkë me propozim-ndryshimet e tjera ligjore.