Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë kryesisht të thata

30.09.2025 09:26

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë kryesisht të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qendrave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton LAMM.
 
Më 29.09.2005 në ora 13:40, pranë pompës së derivateve Dizel ka filluar devijimi i komunikacionit të mjeteve të rënda transportuese për shkak të frekuencës së shtuar të tyre në VK Dello Bllacë.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur gjatë lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe grykëderdhje, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.