Botë

Lufta në Ukrainë, sulm me dron rus në Sumi

30.09.2025 12:16

Një sulm ajror rus ka shkaktuar një tjetër tragjedi të rëndë në Ukrainë...

Një sulm ajror rus ka shkaktuar një tjetër tragjedi të rëndë në Ukrainë, ku një familje prej katër anëtarësh humbi jetën pas goditjes së banesës së tyre nga një dron rus.
 
Fatkeqësisht askush nuk arriti të shpëtonte. Ekipet shpëtuese nxorën trupat e katër personave nga rrënojat, prindërit dhe djemtë e tyre, të moshës 6 dhe 4 vjeç.”, shkroi Grigorov.
 
Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak ditë pas një tjetër sulmi masiv me qindra dronë dhe raketa, i kryer natën mes të shtunës dhe të dielës, ku humbën jetën të paktën katër persona në Kiev, përfshirë një vajzë 12-vjeçare. Sulmet lanë dhjetëra të plagosur në rajone të ndryshme të vendit.
 
Ndërkohë, forcat ruse kanë intensifikuar ofensivën në rajonin e Sumit, pasi dëbuan trupat ukrainase nga një pjesë e vogël e rajonit rus të Kurskut, të cilën forcat ukrainase e kishin mbajtur që nga vera e vitit 2024. Që prej nisjes së agresionit në vitin 2022, forcat ruse kanë arritur të pushtojnë rreth 20% të territorit të Ukrainës, duke përfshirë pjesë strategjike në lindje dhe jug të vendit.