Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, Mecinoviq nga E Majta kërkon votën për Shkupin

30.09.2025 14:19

Kandidati i partisë E Majta për kryetar të Qytetit të Shkupit shpalosi programin e tij zgjedhor...

Kandidati i partisë E Majta për kryetar të Qytetit të Shkupit, Amar Mecinoviq, shpalosi programin e tij zgjedhor duke paralajmëruar se fushatën e tij do ta përqendrojë në rrugët e kryeqytetit, ku ai nuk do të mbajë fjalime të zakonshme nëpër tribuna, por do të përpiqet të jetë afër qytetarëve dhe problemeve të tyre. Por, nëse ai fiton besimin e qytetarëve për ta udhëhequr kryeqytetin e Shkupit do të angazhohet për t’ua zgjidhur kushtet dhe problemet e të punësuarve në ndërmarrjet publike që janë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit. 
 
“Kemi një gjë të porosisim nëse na besohet mandati në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe pozita e kryetarit të Qytetit të Shkupit. Gjëja e parë që do t’u afrohemi punëtorëve, respektivisht me të gjithë punëtorët e ndërmarrjeve publike do të ulemi të bisedojmë për kushtet në të cilat ata punojnë, sepse ndërmarrjet publike në kuadër të Qytetit të Shkupit janë lënë pas dore për t’u arsyetuar privatizimi i tyre dhe këtë gjë unë ua paralajmërova edhe më herët mediave tona.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit - E Majta, Amar Mecinoviq.
 
Mecinoviq u shpreh i shqetësuar për shkak se ka informacione se ndërmarrja  publike “Higjiena Komunale” dhe deponia “Drislla” ka plan për t’i privatizuar, gjë që është e palejueshme sipas tij, pasi që këto dy ndërmarrje, siç theksoi ai, janë të vetmet që gjenerojnë mjete në Qytetin e Shkupit. Këto dy ndërmarrje duhet të avancohen dhe assesi të privatizohen, tha  Mecinoviq në presskonferencën e tij, duke bërë të ditur se në këto zgjedhje ai dhe partia e E Majta janë të gatshme të bashkëpunojë me të gjithë që deri tani nuk kanë udhëhequr me Qytetin e Shkupit.  
 
REXHEP QAMILI