Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, LSDM prezantoi kandidatët në Krushevë

30.09.2025 14:31

Kandidati për kryetar komune nga radhët e LSDM-së në Krushevë shpalosi programin e tij zgjedhor për zgjedhjet lokale....

Kandidati për kryetar komune nga radhët e LSDM-së në Krushevë, Tome Hristoski, dhe kandidatët për këshilltarë, prezantuan programin me të cilin garojnë në zgjedhjet lokale. Në tribunën qytetare të LSDM-së dhe Koalicionit, kandidati për kryetar komune, Tome Hristoski, theksoi se Krusheva është simbol i bashkimit, përparimit dhe vizionit. Në fjalën e tij, ai i theksoi projektet kryesore të realizuara gjatë viteve të kaluara, si ndërtimi i rezervuarëve dhe stacioneve pompimi, rikonstruksioni i kanalizimit fekal dhe atmosferik në fshatrat përreth, monitorimi modern i ujësjellësit dhe sigurimi i ujit të pastër, rikonstruksioni i rrugëve drejt monumenteve natyrore si Liqeni i Krushevës dhe Meçkin Kamen, si edhe rrugë lokale e rajonale të tjera. Ai i ftoi qytetarët nga të gjitha komunitetet etnike që më 19 tetor së bashku ta japin votën e tyre për vazhdimin e zhvillimit dhe përparimit të Krushevës. Unë nuk premtoj gjëra të pamundura. Premtoj të njëjtën ndershmëri, të njëjtën energji dhe përkushtim si këto tetë vitet e fundit. Premtoj se do të jem zëri juaj, aleati juaj dhe kryetari juaj i ndershëm e i hapur, siç kam qenë deri tani, tha Hristovski para të pranishmëve.
 
“Sonte jemi mbledhur të gjithë bashkë me një arsye, ta konfirmojmë besimin që e kemi ndërtuar së bashku gjatë këtyre viteve. Të tregojmë se Krusheva është simbol i bashkimit, përparimit dhe vizionit. Jam krenar që jam kryetari juaj i komunës, krenar që jam kandidati juaj për një mandat të ri dhe krenar që pas meje qëndron një ekip këshilltarësh nga LSDM-ja.”, - deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Krushevës, Tome Hristoski.
 
Ndërkohë, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, paralajmëroi fitoren e Hristoskit, i cili gjatë dy mandateve të kaluara, siç tha, e ka shndërruar Krushevën në shembull të vërtetë për zhvillim lokal dhe komunë funksionale.
 
“Krusheva është bërë një markë e njohur për zhvillim, ambient të pastër dhe turizëm. Për tetë vite janë realizuar projekte të rëndësishme në të gjitha fushat, ujësjellës, infrastrukturë, rikonstruksion i shkollave dhe çerdheve, subvencione për gjimnazistë, zhvillim i turizmit, projekte për mjedis të pastër jetësor dhe shërbime komunale të përmirësuara, rehabilitim dhe asfaltim të rrugëve dhe rrugicave, rinovim të sallave sportive dhe ndërtim të fushave sportive. E gjithë kjo e ka përmirësuar cilësinë e jetës dhe e ka ngritur Krushevën.”, - u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. 
 
LSDM-ja ishte dhe mbetet mbrojtësi kryesor i qytetarëve. Filipçe kritoi VMRO-DPMNE-në për ngecjen e shtetit në të gjitha fushat. Patriotizmi nuk duhet keqpërdorur për rritje të rejtingut, thekson Filipçe.
 
FLORIJE KAMBERI