Maqedoni

Demografi, Qeveria bashkëpunon me KB-në, Mickoski: Shpërngulja dhe nataliteti, prioritet

30.09.2025 14:50

Numri i popullsisë në vend rrezikon të bie në një milionë banorë brenda 20 viteve...

Përmes programit pesëvjeçar mes Qeverisë dhe Fondit mbi popullsi të Kombeve të Bashkuara do të vihen në aksion ballafaqimi me trendet e reja demografike. Kryeministri Hristijan Mickoski në këtë problematikë do ta vë fokusin në dy çështje kryesore: shpërnguljen e të rinjve dhe uljen e natalitetit dhe fertilitetit. Formimi i familjes është akti më patriotik i një populli për atdheun e vet. T’i përkrahim, t’i dëgjojmë të rinjtë dhe ta sigurojmë të ardhmen e tyre në vendlindje, tha shefi i ekzekutivit.
 
“Realisht popullsia prezente, sipas të gjitha vlerësimeve nuk e tejkalon 1.5 milionë banorë. Ndoshta, kjo në dhjetë, pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme do të jetë sfidë, por jo me atë shpejtësi, do ta ndjejmë të gjithë. Por, për 20 - 25 vitesh, gjeneratave që do t’i lëmë pas, do të jetë problem serioz. Pse? Sepse frikësohem se atëherë do të jemi shtet nën një milionë banorë dhe atëherë do të kemi për një pensionist një të punësuar, që do të thotë kolaps për fondin pensional, kolaps për sistemin shëndetësor. Secili që luan dhe nuk e kupton problemin seriozisht, nuk ia mendon të mirën shtetit.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Bauer: Duhet investim për të gjitha grupmoshat
 
Çdo qytetar ta arrijë potencialin e vet, sepse është e rëndësishme për zhvillimin më të lartë potencial vetanak, porositi drejtoresha rajonale e UNFPA-së për Evropën Juglindore. Sipas saj, kjo arrihet me përmirësimin e kushteve në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale.
 
“Shumë shtete ballafaqohen me përqindjen e fertilitetit që po zvogëlohet në disa vende. Ka edhe migracion, ndërsa të gjitha shtetet ballafaqohen me plakjen e popullsisë. Tashmë në 60% të popullatës në nivel global, kjo është ulur nën 2.1%. Për këtë arsye, UNFPA-ja ka qëllim të madh që të bashkëpunojë me vendet, për të lëvizur  në këto ndryshime demografike dhe të sfidohet rezistenca demografike. RMV-ja është e para nga ky rajon që ka filluar programin për bashkëpunim, si vend që rezistencën demografike e ka përcaktuar si prioritet kryesor.”, - theksoi drejtoresha rajonale e UNFPA-së për EJL-në, Florens Bauer. 
 
Programi pesëvjeçar mes ekzekutivit dhe fondit të popullsisë të Kombeve të Bashkuara është plan vizionar strategjik, që do të realizohet me aktivitete konkrete, të orientuara drejt së ardhmes së shtetit dhe shoqërisë.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU