Maqedoni
MASh-i do të financojë studentët ekselentë, financohen pjesëmarrësit në olimpiadë
30.09.2025 15:11
Nxënësit e talentuar që përfaqësojnë vendin në gara ndërkombëtare do të kenë mundësi të përfitojnë të drejta për nxënës të talentuar...

Nxënësit e talentuar që përfaqësojnë vendin në gara ndërkombëtare do të kenë mundësi të përfitojnë të drejta për nxënës të talentuar, ka deklaruar sot ministrja e Arsimit, Vesna Janeva, në konferencën e mbajtur në Institutin e Kimisë pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, për të nderuar nxënësit dhe mentorët të cilët arritën suksese në Olimpiadat ndërkombëtare të kimisë nga ku u kthyen me medalje. Duke e cilësuar këtë sukses si të jashtëzakonshëm, ministrja potencoi se do të vazhdojë financimi dhe motivimi i fëmijëve të zgjuar.
“Për momentin punohet koncept për të talentuarit, që do të thotë se vëmendje të veçantë do t’u kushtohet atyre të rinjve që e përfaqësojnë këtë vend dhe në këtë moment janë ambasadorët më të mirë të atdheut tonë.”, - deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janeva.
Një medalje e argjendtë dhe tre të bronzta nga Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë në Brazil dhe në Dubai janë sjellë në vend nga nxënësit të cilët këtë vit fillojnë studime në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore. Për nxënësin që u dekorua me medalje, Maqedonia është një vend me mundësi të mira edukimi.
“Mendoj se edhe këtu në Maqedoni kemi kushte shumë të mira për studentët dhe mendoj se ka arsimim mjaft të mirë edhe në vendin tonë.”, - theksoi studenti, Mario Vankovski.
Për mentorët ballafaqimi me problemet financiare paraqet një barrë disavjeçare në arritjen e sukseseve ndërkombëtare për të rinjtë e talentuar në shkencë.
“Këtë vit i jemi falënderues Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që u zgjodh një problem i madh dhe qenësor për olimpistët tanë, sepse paraqiste barrë edhe për ne si organizata dhe unione të matematikës, kimisë dhe biologjisë.”, - theksoi dekani në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Davorin Tërpeski.
“Nëse deri tani kishim probleme me të cilat jemi ballafaquar dhe sërish ia dolëm të arrijmë rezultate kaq të mëdha, besoj se në të ardhmen, duke hequr barrën financiare që kishim deri tani, do të arrijmë rezultate edhe më të mira.”, - u shpreh profesori në Institutin e Kimisë, Miha Vukleski.
Këtë vit Ministria e Arsimit ka financuar pjesëmarrjen e nxënësve në njërën nga Olimpiaoat shkencore të kimisë.
ARLINDA BAFTIU
