Maqedoni

Gjykatë, nis procesi gjyqësor ndaj Dimitrovskës

30.09.2025 15:19

Ish-kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Tatjana Dimitrovska, sot në bankën e të akuzuarve....

Ish-kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Tatjana Dimitrovska, sot në bankën e të akuzuarve. Gjykata nisi procesin gjyqësor ndaj saj. Prokuroria do të vërtetojë dy akuzat e ngritura: nëse ajo i zbuloi një sekret zyrtar të pandehurit në çështjen “Aditiv”, Nebojsha Stojanoviq, dhe nëse revizori Stolevski në emër të Dimitrovskës ka kaluar testin për certifikatën për sekrete shtetërore. Avokati mbrojtës i Dimitrovskës hedh poshtë akuzën dhe thotë se informacionet që përfunduan te Stojanoviqi nuk janë sekret zyrtar, por të dhëna publike.
 
“Secili qytetarë ka të drejtë të ketë qasje deri tek informacionet, se informacionet e shpërndara nuk janë sekret shtetëror. Sa i takon pronës së ndonjë personi, personi në fjalë informohet dhe e njëjta publikohet në ueb-faqen e Komisionit Anti-korrupsion. Seancat e Anti-korrupsionit janë publike dhe transparente dhe nuk ka klasifikim të gjërave në kuptimin e sekretit shtetëror.”, - deklaroi avokati mbrojtës, Vlladimir Tufegxhiq.
 
Prokuroria me kundërqëndrim, se ka prova të forta për të vërtetuar fajësinë e të pandehurve.
 
“Prokuroria konsideron se lista e dorëzuar me dëshmi materiale janë të mjaftueshme që të dëshmohet faji i të pandehurve. Në përputhje me ligjin, Prokuroria nuk ka të drejtë në ankesë të posaçme për vendimin e gjykatës që mos ta bashkojë procedurën me procedurën që po zhvillohet me të pandehurit e tjerë.”, - theksoi prokurorja, Natasha Pop Trajkova.
 
Në përfundim e sipër është edhe analiza e të dhënave të nxjerra nga telefoni i Dimitrovskës. Bëhet fjalë për 250 mijë të dhëna elektronike. Përveç Dimitrovskës, sot në bankën e të akuzuarve u ulën edhe revizori, Mile Stolevski, si dhe të akuzuarit, Borçe Najdov dhe Biljana Petrovska Manteva.
 
MERAL ISMAILI