Maqedoni
MASh-i hap konkursin për bursat, studentët mund të aplikojnë nga 1–30 tetor
30.09.2025 15:27
Ministria për Arsim dhe Shkencë ka publikuar konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve në Maqedoninë e Veriut....

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka publikuar konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve në Maqedoninë e Veriut. MASh-i njofton të gjithë përfituesit e bursës studentore të realizuar në ndonjë nga vitet e kaluara akademike, të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e saj, se afati për aplikim do të fillojë nga 1 tetori dhe do të zgjasë deri më 30 tetor 2025. Bursat janë për kategori dhe drejtime të ndryshme.
“Përfituesi i bursës duhet në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk të ngarkojë: vërtetim për regjistrim në semestrin e ardhshëm, përkatësisht vitin e studimit; vërtetim me provimet e dhëna (që lëshohet nga fakulteti); vërtetim për provimet e parashikuara dhe të dhëna (UPPI) me suksesin nga vitet e mëparshme (plotësohet dhe vërtetohet nga fakulteti); si dhe indeksin (nga semestri i parë i regjistruar deri në semestrin e fundit të vërtetuar), si dëshmi se ka dhënë 80% ose 90% (varësisht nga lloji i bursës që shfrytëzon) të provimeve të parashikuara, përkatësisht se ka ruajtur suksesin mesatar gjatë studimeve, në përputhje me kontratën / vendimin për dhënien e bursës.”, njoftoi MASh-i.
Ndërkohë, sa i përket problemit të kahmotshëm me librat, Janevska e deklaroi këtë çështje të mbyllur.
“Tashmë nuk kemi probleme me librat dhe Ju lutem mbylleni më këtë temë. E as në të ardhmen nuk do të kemi probleme me librat shkollore.”, - deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Ndryshe, për çdo informacion ose pyetje në lidhje me të drejtën e bursës studentore, studentët mund të drejtohen në adresën elektronike: [email protected]
BELINDA KOKA ADEMI
