Gati për sezonin e ri, NBA prezanton yjet e kampionatit të ardhshëm
NBA do të ngrejë siparin e sezonit të rregullt më 21 tetor, ndërsa skuadrat kanë bërë prezantimin e yjeve të tyre për sezonin e ardhshëm. Si gjithmonë pritet NBA, të dhurojë spektakël...

Të gjitha skuadrat e NBA bënë prezantimin e tyre në atë që quhet si “dita e medias”, një traditë e përvitshme përpara çdo edicioni të ri.
Yjet e basketbollit amerikan zhvilluan setet e fotove zyrtare, ndërsa më pas dolën përpara mediave për të zbuluar pritshmëritë në vigjilje të sezonit.
Sipas parashikimeve, gara për titullin kampion në edicionin 2025/2026 do të jetë shumë e fortë, ndërsa Oklahoma City Thunder konsiderohet edhe një herë favorite. Edhe një herë prozhektorët do të jenë të drejtuar nga LeBron James.
Legjenda e NBA do të luajë sezonin e tij të 23, por që me shumë mundësi do të jetë shansi i fundit për të fituar një tjetër titull kampion.
Gjithsesi, “King LeBron” do të ketë mundësi të thellojë rekordet e vendosura në karrierën e tij spektakolare.
Për këtë do të ketë ndihmën e Luka Donçiç, të kthyer në formë siç tregoi edhe në kampionatin europian të pak javëve më parë. Por dyshja e yjeve të Lakers është poshtë në klasifikimin e pretendentëve.
Lista kryesohet nga Thunder, ndërsa Cleveland, Denver, Neë York Knicks dhe Houston plotësojnë pesëshen e skuadrave të para që nisen si favorite në sezonin e ri të NBA. (Safet Ademi, TVM2)
