Zgjedhjet lokale 2025, Ademi kërkon votën për Kryetar të Gostivarit
Fushatën e kanë vazhduar edhe kandidatët e pavarur...

Fushatën e kanë vazhduar edhe kandidatët e pavarur të cilët kërkojnë votën për kryetar të Gostivarit, Strugës, Manastirit.
Ademi kërkon votën për Kryetar të Gostivarit
“Tre pikat kryesore janë pastrimi nga mbeturinat, nga qentë endacakë dhe nga personat përtac, që rrinë në kafe, piceri, në kafiteri dhe nuk shkojnë në punë. Do të përfundojë, nuk do të ketë më njerëz që nuk janë produktiv. Si do t’i vlerësojë ata unë për punën e tyre, ata do të më vlerësojnë mua dhe qytetarët do të më vlerësojnë mua. Pas një viti do të bëj një referendum, në qoftë se dikush nga unë është i pakënaqur, unë do ta dhuroj rrogën time për kauzat sociale. Në vitin e dytë nëse e marr vlerësimin e njëjtë, unë do të tërhiqem nga pozicioni.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Gostivarit, Visar Ademi.

Mendi Qyra kërkon votën për Kryetar në Strugë
“Llabunishtit dhe banorëve të tij me urgjencë u duhet çerdhe për 300 fëmijë, ujësjellës dhe kanalizim. Shumë projekte tjera në Llabunisht si hapësira parkingu, inkuadrim të kryetarit të bashkësisë lokale në Këshillin e komunës së Strugës, që është i domosdoshëm. Rruga nga ura e Norvishtit në Strugë, parkingjet, respektivisht parkingjet nëntokësore.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra.
Mirçevska kërkon votën për Kryetar të Manastirit
“Vizioni im si kryetare e ardhshme e qytetit të Manastirit është qytet më i pastër, më transparent, më modern, qytet evropian, të cilin do të mund ta vizitojë secili. Një pjesë e programit tonë është zhvillimi i turizmit, me çka do të sigurojmë udhëheqës turistik dhe tabela në tërë Manastirin në gjuhën maqedonase dhe angleze.”, - theksoi kandidatja e pavarur për kryetare të Manastirit, Mirjana Mirçevska.
Nikollovski kandidat për Kryetar të Manastirit
“Vendkalime të shndritshme për këmbësorë para secilës shkollë dhe para secilës çerdhe, sepse mbrojtja e fëmijëve, siguria e tyre është prioritet dhe para së gjithash është ide kryesore se si të zhvillohet qyteti në të ardhmen. Dhe një nga temat kryesore që kam është personat me pengesa, të cilët edhe ata janë qytetarë tanë dhe në të kaluarën u është kushtuar tejet pak vëmendje. Ju drejtohem personalisht se e kanë përkrahjen time.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Manastirit, Zoran Nikollovski.
Stojanovski në garë për Kryetar të Kumanovës
“Më 3 nëntor Kumanova do të ketë kryetar të ri, por patjetër t’i ruajmë miqësitë e vjetra, të ndërtojmë të reja dhe të jetojmë me fqinjët tanë. Paralajmërojnë shumë lista fituese dhe shumë fitore. Mund të fitojë vetëm Kumanova dhe qytetarët e saj. Të mos lejojmë me retorikën tonë ta dëmtojmë jetën tonë dhe marrëdhëniet tona ndëretnike.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Goran Stojanovski.
Delovski, kandidatë për Kryetar të Manastirit
“Jam kandiduar për kryetar për më shumë arsye. Një nga arsyet kryesore është se dëshirojmë që qytetin ta ngremë në nivel më të lartë dhe të bëjmë diçka për gjeneratat e tanishme dhe gjeneratat e ardhshme. Programi ynë përbëhet prej 150 reformave, ligjeve dhe rregullave.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Manastirit, Vasko Delovski.
