Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E di" prezantoi prioritetet në Kumanovë

30.09.2025 18:58

Lëvizjes "E di për Maqedoninë tonë” në Kumanovë...

Lëvizjes "E di për Maqedoninë tonë” në Kumanovë ka prezantuar prioritetet për mandatin e ardhshëm nga programi i kandidatëve të kësaj partie për kryetarë dhe këshilltarë komunalë.

Kumanova gjithmonë ka qenë qytet i ndryshimeve, qytet ku njerëzit respektohen, mbështeten dhe ndërtojnë të ardhme të përbashkët Vizioni i Lëvizjes "E di" ka qenë dhe mbetet pikërisht i tillë, një komunë promotore e solidaritetit, barazisë dhe përfshirjes sociale, theksoi  Ivana Gjorgjievska, duke theksuar se përmes një serie takimesh si ky me OJQ-në, Inkluziva dhe Qendra për viktimat e dhunës në familje, ndërtohen zgjidhjet që do të jenë prioritet në këtë fushë dhe konfirmohen përpjekjet për një komunë gjithëpërfshirëse.

“Parashikojmë krijimin e kushteve për qëndrim të plotë ditor për nxënësit me nevoja të veçanta në shkolla, sallë e re sportive e përshtatur për persona me aftësi të kufizuara, koncept gjithëpërfshirës, faqe interneti të qasshme, përmbajtje kulturore dhe sportive, hapësira dhe shërbime publike pa barriera, rampa të qasshme dhe tualete të përshtatura në të gjitha shkollat, trotuare të adaptuara për lëvizje të lirë të personave me aftësi të kufizuara.”, - deklaroi Ivana Gjorgjievska nga Lëvizja "E di".

Ajo tha se komuna ka zbatuar dhe po zbaton një sërë aktivitetesh dhe masash lokale për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të qytetarëve, si: transport publik falas për të gjithë qytetarët në të gjitha linjat, subvencionim të shpenzimeve për shërbime komunale, ofrim ndihme për strehim për personat pa banesë, si dhe blerjen e një automjeti të posaçëm për persona me aftësi të kufizuara. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)