Zgjedhjet lokale 2025, Useinov kërkon votën për kryetar të Konçes
Në këto zgjedhje, edhe Fakri Useinov nga Partia Demokratike Turke...

Në këto zgjedhje, edhe Fakri Useinov nga Partia Demokratike Turke kërkon votën e qytetarëve për kryetar të komunës së Konçes.
“Dëshiroj të dëshmoj se me punë të ndershme, transparencë dhe dialog të hapur me qytetarët, mund të bëhet shumë më tepër. Konçe është komunë me tradita të fuqishme, njerëz të vyeshëm dhe resurse natyrore. Mendoj se na duhet lider që do të ketë vizion të qartë, ta përmirësojë infrastrukturën, të krijojë kushte për zhvillim ekonomik, të investojë tek të rinjtë dhe ta përkrahë sektorin më të rëndësishëm, bujqësinë. Unë mendoj se mund të jem ai që këtë vizion mund ta shndërrojë në realitet.”, - deklaroi kandidati i PDT-së për kryetar të Konçes, Fakri Useinov.
