Zgjedhjet lokale 2025, PDSM kërkon përkrahje për kandidatët e saj
30.09.2025 20:20
Edhe Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni...

Edhe Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni kërkon përkrahjen e qytetarëve për kandidatët e saj në zgjedhjet e 19 tetorit.
“Çështja e dytë në të cilën seriozisht do të qasemi, jo vetëm në fushatë, por edhe në përbërjen e re të këshillit komunal në Kumanovë është zgjidhja e higjienës. Ne do të angazhohemi për qasje serioze. Fillimisht ta pastrojmë Kumanovën nga tërë mbeturinat në komunën e Kumanovës. Për këtë punë bartës do të jetë ndërmarrja komunale “Pastrim dhe Gjelbërim”, por ne do të dëshirojmë të inkuadrojmë edhe vullnetarë, por edhe shoqata ekologjike dhe aktivistë në Kumanovë.”, - deklaroi Sasha Nikoliq nga PDSM.
