Hendboll, Gërçevski publikoi listën me 35 hendbolliste

30.09.2025 21:07

Përzgjedhësi i Maqedonisë në hendboll për vajza, Kristian Gërçevski, ka shpallur të martën listën për përgatatitjet për dy ndeshjet kualifikuese me Gjermaninë dhe Slloveninë...

Në mesin e 35 hendbollisteve të ftuara është edhe Hana Miftari, që luan tek skuadra e Çairit. Në këto dy ndeshje eliminatore për Kampionatin Evropian të vitit 2026, në shërbim të trajnerit nuk do të jetë portierja Jovana Micevska.

Hendbollistet më të mira të vendit me 16 tetor do të luajnë ndeshjen e parë me Gjermaninë në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë në Manastir do të përballen me Slloveninë. (Safet Ademi, TVM2)