ATP turnetë, Alcaraz e fitoi titullin e 8-të në vitin 2025
Tenisti numër 1 në botë, Carlos Alcaraz...

Tenisti numër 1 në botë, Carlos Alcaraz, në finale e ATP turneut 500-qind që u luajt në Tokio me 2:0 në seta e mundi amerikanin Taylor Fritz (ATP - 5.)
Kështu Alcaraz e fitoi trofeun e tetë në këtë vit ndërsa të 24 në karierën e tij.
Alcaraz kryeson renditjen e trofeve të fituara në ATP Tour për këtë vit si dhe për numrin e fitoreve (66-6).
Sivjet spanjolli 22 vjeçar ka humbur vetëm 2 nga 9 finalet e luajtura, ndërsa të fundit nga Jannik Sinner në Ëimbledon. Kjo ishte humbja e fundit dhe pas saj ka 18 fitore resht. Për Taylor Fritz, ishte kjo humbja e parë në tri finalet e luajtura në këtë vit.
PEKING -SINNER SËRISH LUAN NË FINALE
Tenisti i dytë në botë italiani Janik Siner me rezultatin 2:1 në seta e mundi australianin Alex de Minaur dhe kështu për të tretin vit me radhë do të luajë në finale e ATP turneut 500 në Peking.
Ndërsa kundërshtar i tij do të jetë amerikani Learner Tien (ATP - 52.).
Mëngjërashi 19-vjeçar, në finale u kualifikua pasi rusi Danjil Medvjedev, për shkak të lëndimit në setin e tretë e dorëzoi takimin kur rezultati ishte 4:0 në gema për amerikanin. (Safet Ademi, TVM2)
