Maqedoni

Parashikimi i motit

01.10.2025 08:54

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë reshje lokale shiu, të cilat gjatë natës do të përhapen kudo dhe në disa vende do të jenë më të dendura.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval nga 4 deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 20°C.
 
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe erë të lehtë veriore. Në fund të ditës, e sidomos gjatë natës, do të ketë reshje shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 19°C.