Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, filloi dita e 3-të e fushatës
01.10.2025 09:09
Kandidatët për zgjedhjet lokale në ditën e tretë të fushatës do t’i paraqesin programet e tyre në tubime dhe takime me qytetarët....

Kandidatët për zgjedhjet lokale në ditën e tretë të fushatës do t’i paraqesin programet e tyre në tubime dhe takime me qytetarët.
Kandidati nga radhët e VLEN-it, Izet Mexhiti, do të mbajë konferencë për shtyp në Çair. Kandidati nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, në selinë e BDI-së në Shkup, do të mbajë konferencë për media.
VMRO-DPMNE-ja do të mbajë tubime në Konçe, Demir Kapi, Negotinë dhe Kavadar. Karvani i LSDM-së dhe Koalicionit do të jetë mes qytetarëve në Konçe, Kërçovë dhe Makedonski Brod. Lëvizja “E di” do të ketë konventë promovuese në sheshin e qytetit në Kumanovë.
Fushata zgjedhore, e cila filloi të hënën, do të zgjatë deri më 17 tetor në mesnatë, pas çka vijon heshtje 24-orëshe para votimit më 19 tetor, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 2 nëntor.
