Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë kryesisht të thata
01.10.2025 09:38
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë kryesisht të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë kryesisht të thata, informon LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, shtratin e lumenjve dhe gryka, ku ka mundësi të paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
