Maqedoni

Arsimi sipëror, filloi viti akademik 2025 - 2026

01.10.2025 11:43

Ora e parë akademike e vitit të ri akademik 2025/26 për studentët në Universitetin e “Shën Kirilit dhe Metodit”..

Ora e parë akademike e vitit të ri akademik 2025/26 për studentët në Universitetin e “Shën Kirilit dhe Metodit” është planifikuar në platonë pranë monumentit të Shën Kirilit dhe Metodit. Me këtë rast, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, u uroi studentëve dhe profesorëve  fillimin e vitit akademik duke shpresuar se bashkërisht do të arrijnë qëllimet e përcaktuara dhe do të jenë konkurrent në tregun e punës. 
 
“Këtë vit në gjashtë universitetet shtetërore janë regjistruar 10 mij student dhe kjo shifër me kënaqësi mund të them se është e njëjtë me vitin e kaluar. Ne bashkërisht me universitetet dhe këshillat studentorë, studentëve u kemi ofruar më shumë beneficione, si p.sh. rritëm numrin e studentëve që u takon shujta studentore, lehtësim të kritereve për marrjen e bursave, që do të thotë se po bëjmë gjithçka që të përmirësojmë cilësinë e arsimimit. Jemi tejet të kënaqur që studentët janë regjistruar masivisht dhe nuk janë shpërngulur dhe bashkërisht do të ndërtojmë arsimim sa më cilësor.”, - deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.