Botë
Tërmet i fuqishëm në Filipine
01.10.2025 11:58
Pjesa qendrore e Filipineve u godit nga një tërmet prej 6.9 shkallësh të Rihterit....

Pjesa qendrore e Filipineve u godit nga një tërmet prej 6.9 shkallësh të Rihterit. Numri i viktimave bazohet në të dhënat nga zyra për fatkeqësi në Cebu dhe mbetet që të verifikohet, tha Jane Abapo, zyrtare për informacion në zyrën rajonale të Mbrojtjes Civile. Një tjetër zyrtar, ndërkaq, tha se më shumë se 150 persona janë plagosur.
Cebu, një prej destinacioneve më popullore turistike në Filipine, është shtëpi e 3.4 milionë banorëve. Pavarësisht dëmeve, Aeroporti Ndërkombëtar Mactan-Cebu ka vazhduar që të operojë. Një tjetër qytet i goditur rëndë nga tërmeti është San Remigio. Zëvendëskryetari i këtij qyteti, Alfie Reynes, ka bërë thirrje për furnizime me ujë dhe ushqime për të evakuuarit, teksa autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Agjencitë për monitorimin e tërmeteve thanë se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, teksa janë regjistruar edhe disa pasgoditje – një prej të cilëve ka arritur në 6 shkallë. Filipinet gjendet në “Unazën e Zjarrit” në Paqësor, ku aktivitetet vullkanike dhe tërmetet janë të zakonshme. Shteti u përball me dy tërmete të fuqishme në janar, kur nuk u raportua për viktima. Më 2023, një tërmet prej 6.7 ballësh la të vdekur tetë persona.
